5 ushqime për lëkurë të bukur

Pra, ju dëshironi lëkurë të bukur, të shëndetshme?

A nuk duam të gjithë të kemi një lëkurë mahnitëse? Por a e dini ju që ajo që futni brenda trupit tuaj mund të jetë më e rëndësishme se ajo ç’farë vendosni mbi lëkurë? Kështu që nuk ka rëndësi nëse po shpenzoni shuma të mëdha parash me produktet dhe kremërat e bukurisë, nëse nuk e ushqeni lëkurën me ushqyesit që i nevojiten nga dieta juaj, lëkura juaj kurrë nuk do të ketë pamjen e saj më të mirë të mundshme.

Duke patur parasysh këtë, kemi bërë një listë me 5 ushqimet më të mira që janë shumë të thjeshtë për t’u përfshirë në diten tuaj dhe që i’u ndihmojnë të mbani nje lëkurë të shëndetshme dhe me pamje mahnitëse.

  1. Frutat e malit (Berries)

Ka më shumë për frutat e malit se sa thjeshtë shija e tyre. Ato kanë shumë përfitime të mëdha shëndetsore dhe janë të papara për lëkurën tuaj. Kanë nivel të lartë antioksidantësh dhe janë të pasura me vitaminë C. Kjo është veçanerisht e vërtetë për boronicat. Stuimet kanë treguar që njerëzit të cilët hanë zazhdimisht ushqime me nivele të larta të vitaminës C nga perimet dhe frutat, kanë më pak rrudha se sa njerëzit të cilët nuk i përfshijnë ato në ditat e tyre. Vitamina C është madhështore për prodhimin e kolagjenit i cili nevojitet për një lëkurë elastike dhe të tonifikuar. Antioksidantët nga frutat e malit ndihmojnë gjithashtu trupin tuaj të luftojë njollat, duke e bërë lëkurën më të pastër.

  1. Ushqimet portokalli

Ushqimet me ngjyre portokalli sidomos karrotat, patatet e ëmbla dhe kungulli kanë nivele të larta të beta-karotenit. Kjo ajo që ua jep ketyre ngjyrën portokalli. Por beta-karoteni nuk i jep vetëm ngjyren këtyre ushqimeve. Ushqimet portokalli ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira, mbrojnë lëkurën nga rrezatimi i dëmshëm diellor dhe mund të reduktojnë qërimin dhe ashpërsinë e lëkurës.

  1. Vezët

Kujt i shkonte në mendje? Vezët në fakt janë të shkëlqyera për lëkurën. Janë të pasura me vitaminë A, e cila ndihmon lëkurën të riparojë veten.  Gjithashtu janë një burim i fuqishëm i biotinës e cila është një vitaminë B. Nëse dëshironi lëkurë dhe thonj të shëndetshëm, kjo është thelbësore. Proteina tek vezët është një burim i shkëlqyer aminoacidesh të cilët përmirësojnë gjendjen shëndetsore të lëkurës suaj. Aminoacidet lëtu ndihmojnë në gjenerimin e proteinave si elastina dhe kolagjeni të cilat forcojnë indet e lëkurës.The protein in eggs is a great source of amino acids which helps in improving the health condition of your skin. The amino acids here help generate proteins such as elastin and collagen which strengthens your skin tissue. Provoni të shtoni 2 vezë në ditë në dietën tuaj.

  1. Lakra

Lakra është e pasur me vitaminë C. Në fakt përmban më shumë vitaminë C se portokajtë. Lakra ndihmon në shërimin e indeve të dëmtuara dhe minimizon vijëzat e thella në lëkurën tuaj. Gjitashtu përmban sasi të bollshme të vitaminës A, e cila ndihmon në lëmimin e vijëzave ose rrudhave të lëkurës. Lakra gjithashtu ndihmon që ju të dukeni i shëndetshëm dhe lëkura juaj të shkëlqejë për shkak se përmban shume potasium. Potasiumi ndihmon në pastrimin e trupit dhe lëkurës suaj dhe ka nivel të lartë të vitaminës E. Mundet edhe ta përdorni lakrën mbi lëkurë për ndihmuar në lehtësimin e simptomave të ekzemës, akneve, psoriasis, kafshimet e insekteve, skuqjet, dhe më tepër. Thjesht përzieni lakër dhe mbështilleni në një pëlhurë. Aplikojeni në lëkurë për rreth 15 minuta. Përfshirja e lakrës në dietë si edhe aplikimi i rregullt mbi lëkurë mund të ndihmojnë t’i shëroni këto sëmundje më shpejtë.

  1. Çaji jeshil

Dakord, nuk është taman një ushqim. Por, çaji jeshil përsëri meriton të përmendet në këtë listë dhe arsyeja është për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve. Çaji jeshil mund të ndihmojë të bëjë lëkurën tuaj të duket më e shëndetshme dhe më e re. Çaji jeshil është gjithashtu fantastik për pakësimin e akneve sepse ndihmon në pakësimin e nivelit të dihydrotestosterone. Ky është një hormon akne-prodhues. Sipas studimeve, pirja e çajit gjithashtu mund të ndihmojë në shmangien e dëmtimit të lëkurës për shkak të moshës. Nëse jeni diegur nga rrezet e diellit atëherë mund të përdorni qeskat e çajit jeshil pasi  të jenë ftohur mbi lëkurë për të zbutur diegien.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *