Përfitimet shëndetësore të mollës

Molla është një ndër frutat më të kultivuar dhe më të konsumuar në të gjithë botën. Si një nga frutat më të konsumuar në botë, mollët shpesh cilësohen si ”fruti i mrekullive”. Por ç’farë e bën këtë frut kaq special? Cilat janë përfitimet që marrim nga ngrënia e mollëve?

Mollët janë jashtëzakonisht të pasura me antioksidantë, flavonoidë dhe fibra dietike. Fitoushyesit dhe antioksidantët tek mllët mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Ky artikull siguron profil nutricional (të vlerave ushqimore) të mollës dhe përfitimet e mundshme shëndetësore të saj. Gjithashtu do të flitet për rreziqet e mundshme, përkujdesin, etj.

Molla dibrane, lëngu i mollës natyral
Lëng natyral mollësh të zonës së Dibrës

Përfitimet shëndetsore

Mollët pothuajse nuk përmbajnë yndyrë, sodium dhe kolesterol.

Studimet dhe kërkimet e ndryshme sugjerojnë që mollët janë nje ndër frutat më të shëndetshëm për t’i përfshirë në dietën tonë ushqimore. Le të hedhim një vështrim në studimet dhe përfimet shëndetësore që ka molla.

1) Përmirëson shëndetin mendor

Një studim i 2006 i publikuar në revistën Biologjia Eksperimentale ( Experimental Biology ) dhe Mjekësia ( Medicine ) zbuloi  që  ‘quercetin’ (një nga antioksidantët që gjendet me shumicë tek mollët) isht një nga dy përbërësit që ndihmon në pakësimin e vdekjes qelizore të shkaktuar nga oksidimi dhe inflamacioni i neuroneve.

Një studim tjetër i prezantuar në të njëjtën konferencë dhe publikuar në Revista e Sëmundjes Alzaimer, sugjeronte që konsumimi i lëngut të mollës mund të rrisë në tru prodhimin e një neurotransmetuesi esencial, duke rezultuar në një memorie të përmirësuar tek minjtë që kishin  simptoma të sëmundjes Alzaimer.

Duhet vënë re që të dy studimet u sponsorizuan me grante të pakufizuara nga Këshilli i Edukimit dhe Shoqata e Mollës dhe Prodhimet e Mollës në Shtet e Bashkuara.

Mollë të prodhuara në Dibër nga fermerët dibranë
Molla dibrane, e famshme për shijen dhe cilësinë e saj

2) Parandalon demencën

Një studim i publikuar në Revistën e Shkencës Ushqimore në 2008 sugjeronte se ngrënia e mollëve mund të ketë përfitime për shëndetin neurologjik. Kërkuesit kanë zbuluar që përfshirja e mollëve në dietën ditore mund të mbrojë qelizat nervore ndaj stresit oksidues të shkaktuar nga neurotoksiciteti dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në pakësimin e rrezikut ndaj sëmundjeve neuro-degjeneruese siç është Alzaimer.

3) Redukton rreikun e goditjes në zemër

Nje studim që përfshiu 9,208 burra  dhe gra tregoi që ata që më së shumti hanin mollë gjatë një periudhe 28 vjeçare, kishin rrezikun më të ulët për goditje në zemër. Kërkuesit konkluduan se mollët ndikojnë në uljen e rrezikut të goditjes trombotike.

Lëng 100% natyral i mollës prodhuar nga Kop Frut Dibër
Lëng 100% natyral molle

4) Ul nivelet e kolesterolit të keq

Nje grup kërkuesish në Universitetin Shtetëror të Floridas deklaroi që mollët janë një frut i mrekullive. Ata zbuluan që gratë më të moshuara të cilat hanin mollë çdo ditë kishin 23% më pak kolesterol të keq (LDL) dhe 4% më shumë kolesterol të mirë (HDL) vetëm pas gjashtë muajsh.

5) Pakëson rrezikun e diabetit

Mollët mund të i’u ndihmjnë gjithashtu të ulni rrezikun e diabetit. Nje studim që përfshiu 187,382 njerëz zbuloi që njerëzit hanin mollë tri herë në javë, rrush, rrush të thatë, boronica dhe dardhë, kishin 7% më pak risk për të zhvilluar diabet tip 2 se sa ata që nuk i konsumonin ato.

Molle dibrane të prodhuara nga fermerët dibranë
Molle dibrane

6) Shmang kancerin e gjirit

Egziston dëshmi në rritje që sugjerojnë se një mollë në ditë mund të parandalojë kancerin e gjirit sipas një serie studimesh të kryera nga kërkuesi i njohur Rui Hai Liu në Cornell.

Liu ka thënë që kërkimi i saj i bashkohet dëshmive në rritje që thonë se ”konsumi i frutave dhe perimeve, përfshirë mollët, do t’u siguronte konsumatorëve më shumë fenolikë (phenolics), të cilët po vërtetojnë se kanë përfitime të rëndësishme shëndetsore. Do të inkurajoja konsumatorët të hanë më shumë fruta dhe shumë lloje të tyre dhe perime çdo ditë”.

7) Obeziteti

Një studim të publikuar  në revistën Kimia Ushqimore  (Food Chemistry) në vitin 2014, një grup kërkuesish analizuan se si përbërjet bioaktive të shtatë varieteteve të mollës – Granny Smith, Braeburn, Fuji, Gala, Golden Delicious, McIntosh dhe Red Delicious – ndihkonin në bakteriet e mira të zorrëve tek minjtë e bërë obezë me anë të dietës.

Kërkuesit zbuluan që, krahasuar me më të gjithë varietetet e mollës, Granny Smith kishte efektin më përfitues në bakteriet e mira të zorrëve. Ata sugjeronin se zbulimet e tyre mund të çojnë në strategji që parandalojnë obezitetin dhe çregullimet që shoqërojnë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *