Ja ç’farë e dëmton mëlçinë

Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit. Ajo ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme.

Për fat të keq janë shumë arsye që mund ta dëmtojnë këtë organ jetësor, ku stili i jetës duket se është ndër faktorët kyçë. Më poshtë po rendisim disa nga arsyet kryesore që mund ta na përkeqësojmë jetën për shkak se dëmtojnë mëlçinë deri në pikën pa kthim:

Alkooli

Alkooli është ndër faktorët që e dëmton më shumë mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprejen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë.

Yndyrat

Yndyrat  depozitohen në enët e gjakut dhe pas enëve të gjakut është mëlçia ajo që e ndjen më shpejt këtë depozitimin e yndyrnave.

Duhani

Nuk është aq problematik sa alkooli. Por dihet se duhani duke dëmtuar enët e gjakut, indirekt prek edhe mëlçinë sepse mëlçia është e pasur me enë gjaku.

Mjekimet e ndryshme

Mund të përmendim paracetamolin pasi ai është më i përdorshmi. Gjithashtu probleme mund të kenë edhe pacientët që mjekohen me hipertension arterial, reumatizmalët.

Kequshqyerja

Mbingrënia çon në rritjen e yndyrnave dhe thamë pastaj se si ndikojnë yndyrnat në mëlçi. /tesheshi.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *